Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë
50000, Kosovë

0390/390-023 0390/390-358

Hapur 24/7

Murali i ri në Spitalin e Përgjithshëm Gjakovë vë në pah rëndësinë e vetëdijësimit për hipertensionin

Më 17 maj 2024, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë zbuloi një mural të ri, i cili është pikturuar për të rritur vetëdijësimin për hipertensionin dhe sëmundjet e tjera kronike jongjitëse (SJN). Murali, i cili u zbulua në Ditën Botërore të Hipertensionit, synon të dërgojë një mesazh edukimi dhe frymëzimi për pacientët, familjet dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor, duke inkurajuar praktikat proaktive shëndetësore dhe një qasje bashkëpunuese për kujdesin ndaj pacientit.

“Urojmë që ky mural të rezonojë thellë tek pacientët dhe vizitorët tanë, si përkujtim vizualisht tërheqës dhe thirrje për veprim për t’i dhënë prioritet shëndetit të tyre”, tha Drejtori Ekzekutiv i SP-së Gjakovë, Hilmi Shala. Murali është pjesë e aktiviteteve vetëdijësuese të spitalit dhe veprimit të përbashkët për të luftuar sëmundjet kronike jongjitëse, që synon jo vetëm edukimin, por edhe simbolizon përkushtimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të komunitetit në promovimin e shëndetit dhe të mirëqenies.

“Ky punim artistike thekson përkushtimin tonë për ofrimin e kujdesit të integruar dhe cilësor që e vendos pacientin në qendër të çdo gjëje që ne bëjmë”, tha Dr. Galina Berisha nga SP Gjakovë. Aktiviteti për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit është bashkëpunim në mes të SP Gjakovë dhe projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS). Ai është pjesë e angazhimit të tyre të përbashkët për rritjen e vetëdijësimit për SJN-të dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Projekti IHS është nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane, i mundësuar nga Swiss TPH

Share on:

Facebook
LinkedIn
Email

Other Events

Research

Spitalit të Gjakovës i shtohet shërbimi i ri i operimit të Kataraktës së Syrit

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shërbimit të ri për operimin e kataraktës së

17

Mars

Research

Murali i ri në Spitalin e Përgjithshëm Gjakovë vë në pah rëndësinë e vetëdijësimit për hipertensionin

Më 17 maj 2024, Spitali i Përgjithshëm Gjakovë zbuloi një mural të ri, i cili është pikturuar për të rritur vetëdijësimin për hipertensionin dhe sëmundjet e tjera kronike jongjitëse (SJN).

01

Maj

Research

RAPORTI JAVOR I PUNËS

Lagjia Spitalit, Prishtinë
10000, Kosovë

+381 38 500 600
+381 38 500 600

Hapur 24/7