
Departamenti i Shërbimeve Emergjente është i përkushtuar për të ofruar kujdes në kohë dhe me cilësi të lartë për pacientët në nevojë urgjente mjekësore. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe të trajnuar në mjekësinë urgjente, që të gjithë të përkushtuar për shërbime efikase 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Shërbimi Emergjent në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës trajton një gamë të gjerë urgjencash mjekësore, nga lëndimet e lehta deri te ato që janë rrezik për jetën. Prioriteti ynë është të sigurojmë vlerësim, diagnozë dhe trajtim të shpejtë, me fokus në dhënien e ndihmës së menjëhershme dhe shpëtimin e jetës së pacientëve.
Mjekët:
Dr. Jeton Vorfi – Specialist i Mjekësisë Emergjente
Dr. Afrim Dervishi – Specialist i Mjekësisë Emergjente
Dr. Gjok Komani – Specialist i Mjekësisë Emergjente