
Reparti i sëmundjeve të brendshme ofron ekspertizë në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e çrregullimeve komplekse mjekësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, hipertensionin, çrregullimet e frymëmarrjes, problemet me sistemin e tretjes, sëmundjet autoimune dhe sëmundjet infektive.
Ne ofrojmë kujdes në vazhdimësi për pacientët tanë, nga ekzaminimet parandaluese dhe mirëmbajtja e shëndetit deri te menaxhimi i sëmundjeve kronike dhe urgjencave akute mjekësore. Internistët tanë punojnë gjithashtu në edukimin e pacientëve me qëllim të ndryshimit të stilit të jetës dhe parandalimit të sëmundjeve.
Mjekët:
Dr. Galin Berisha – Internist kardiologe
Dr. Labinot Bejtullahu – Internist
Dr. Besmir Gegaj – Internist/Reumatolog
Dr. Visar Juniku – Internist/Gastroenterolog
Dr. Zana Tafarshiku – Internist/Gastroenterologe
Dr. Labinot Fetoshi – Internist/endokrinolog
Dr. Leonora Lleshi – Alergologji me imunologji
Dr. Dukagjin Lleshi – Alergologji me imunologji