
Reparti i Psikiatrisë ofron shërbime të shëndetit mendor për pacientët e të gjitha moshave. Një ekip psikiatërsh, psikologësh, infermierësh e terapistësh kujdesen për diagnostikimin, trajtimin dhe shërbimet terapeutike lidhur me shqetësimet apo çrregullimet e ndryshme të shëndetit mendor të pacientëve.
Problemet kryesore shëndetësore që trajtohen në raportin e psikiatrisë kanë të bëjnë me depresionin, ankthin, çrregullimet bipolare, skizofreninë, çrregullimet e personalitetit, çrregullimet e stresit post-traumatik (PTSD), çrregullimet e të ngrënit etj. Përveç trajtimit me medikamente, ekipi ynë kujdeset edhe për psikoedukimin e pacientëve.
Mjekët:
Dr Zef Komani – Psikiatër
Dr Henrieta Vula Pula– Psikiatër
Dr Ilir Grezda – Psikiatër
Dr Bekim Radoniqi – Psikiatër
Dr Rrezarta Sahiti – Psikiatër i fmijeve