
Reparti i Psikiatrisë së Fëmijëve ofron kujdes të specializuar për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ekipi ynë kujdeset me ndjeshmëri dhe profesionalizëm për të adresuar nevojat unike emocionale, të sjelljes dhe të zhvillimit të pacientëve të rinj dhe familjeve të tyre.
Problemet kryesore që trajtohen në këtë repart janë çrregullimet e ankthit, depresioni, çrregullimin e deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD), çrregullimet e spektrit të autizmit, çrregullimet e sjelljes, çrregullimet e lidhura me traumën etj. Ne e njohim rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe kujdesit parandalues në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe mirëqenies për fëmijët dhe adoleshentët, andaj punojmë ngushtë me prindërit, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë për të zhvilluar plane gjithëpërfshirëse trajtimi që adresojnë nevojat e fëmijës brenda kontekstit të familjes, shkollës dhe komunitetit të tyre.
Mjekët:
Dr. Rrezarta Sahiti – Psikiatër i femijëve