
Reparti i Ortopedisë ofron kujdes gjithëpërfshirës dhe të specializuar për pacientët me sëmundje, lëndime dhe çrregullime muskuloskeletore. Ekipi i ortopedëve kujdeset për diagnostikimin dhe trajtimin e duhur të pacientëve për të ndihmuar ata të rifitojnë lëvizshmërinë, të lehtësojnë dhimbjet dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.
Shërbimet tonë përfshijnë trajtimin e frakturave, lëndimeve sportive, sëmundjeve degjenerative të kyçeve, çrregullimet e shtyllës kurrizore dhe traumat ortopedike. Varësisht nga nevojat e pacientëve trajtimi mund të bëhet me procedurat minimale invazive, kirurgji artroskopike, zëvendësim të kyçeve apo fiksim të frakturave.
Mjekët:
Dr. Selajdin Boshnjaku – Ortoped
Dr. Burim Sahatqija – Ortoped
Dr. Fisnik Vula – Ortoped
Dr. Arben Veseli – Ortoped
Dr. Mikel Pitaqi – Ortoped
Dr. Labinot Mati – Mjekësi Sportive