
Reparti i Oftalmologjisë ofron shërbime diagnostikuese për pacientët e të gjitha moshave, trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të syve duke përfshirë ndërhyrjet kirurgjike. Oftalmologët tanë përdorim pajisje dhe teknologji moderne për të diagnostikuar dhe menaxhuar me saktësi sëmundjet e syrit, duke përfshirë gabimet refraktive, kataraktet, glaukomën, sëmundjet e retinës dhe çrregullimet e kornesë.
Ne gjithashtu ofrojmë kujdes të specializuar për sëmundjet pediatrike të syve, rehabilitimin e shikimit të ulët dhe shërbimet e kujdesit urgjent të syrit. Përveç ofrimit të kujdesit mjekësor, ekipi ynë i oftalmologjisë është i përkushtuar për edukimin dhe fuqizimin e pacientëve, duke ofruar udhëzime për ruajtjen e shëndetit të syve, menaxhimin e kushteve kronike dhe marrjen e vendimeve të informuara në lidhje me opsionet e trajtimit.
Mjekët:
Dr. Armend Kastrati – Oftalmolog