Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë
50000, Kosovë

0390/390-023 0390/390-358

Hapur 24/7

Nëna dhe fëmija
Reparti i Obstetrikës (Salla e lindjes)
Reparti i Obstetrikës, duke përfshirë sallën e lindjes ofron kujdes për shtatëzënat dhe të porsalindurit e tyre. E udhëhequr nga mjekë obstetër, mami, infermierë dhe staf mbështetës me përvojë, salla jonë e lindjes është e pajisur me teknologji dhe pajisje të avancuara për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e nënës dhe foshnjës gjatë lindjes.

Surgery

Reparti i Gjinekologjisë
Reparti i Gjinekologjisë është i përkushtuar për të trajtuar dhe shëruar probleme të ndryshme gjinekologjike. Ekipi ynë është i specializuar në diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve  ekzistuese ose atyre që mund të shfaqen, duke përfshirë miomat, cistet e ndryshme, çrregullimet menstruale, gjakderdhjet, kanceret gjinekologjike, sëmundjet seksualisht të transmetueshme e probleme shëndetësore të ngjashme.
Reparti i Pediatrisë
Reparti i Pediatrisë ofron shërbime të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës për foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët. Ekipi i pediatërve kujdesen për shëndetin e fëmijëve në bashkëpunim me kolegët specialistë të fushave të ndryshme. Ky repart ofron një gamë të gjerë shërbimesh pediatrike, duke përfshirë kujdesin parandalues, diagnostikimin, trajtimet dhe konsultimet për shqetësime të ndryshme pediatrike.

Surgery

Reparti i Neonatologjisë
Reparti i Neonatologjisë është i përkushtuar për të ofruar kujdes të specializuar për foshnjat e porsalindura, veçanërisht ato të lindura para kohe ose ato që kërkojnë kujdes intensiv mjekësor. Ekipi ynë ka përvojë në menaxhimin e një game të gjerë kushtesh neonatale, duke përfshirë problemet me frymëmarrje, sepsën, anomalitë e ndryshme si dhe çështjet neurologjike. Kujdes i shtuar i jepet zbulimit të hershëm, ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit nga afër për të adresuar çdo ndërlikim të mundshëm në shëndetin dhe zhvillimin e të porsalindurve.

Lagjia Spitalit, Prishtinë
10000, Kosovë

+381 38 500 600
+381 38 500 600

Hapur 24/7