Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë
50000, Kosovë

0390/390-023 0390/390-358

Hapur 24/7

Diagnostika
Shërbimi i Biokimis
Shërbimi i Biokimisë ofron testime laboratorike të sakta dhe në kohë për të mbështetur diagnozën, monitorimin dhe menaxhimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve. Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe saktësisë, ekipi ynë luan një rol vendimtar në përcaktimin e diagnozave të sakta të pacientëve, vlerësimin e efikasitetit të trajtimit dhe vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Surgery

Shërbimet e Diagnostifikimit Radiogjik
Shërbimet e Diagnostifikimit Radiologjik ofrojnë studime imazherike për të ndihmuar në diagnostikimin dhe menaxhimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve. Ekipi ynë radiologjik kryen një sërë studimesh të imazherisë diagnostikuese, duke përfshirë rrezet X, skanimet e tomografisë së kompjuterizuar (CT), imazhet e rezonancës magnetike (MRI), ekografinë, etj. Këto studime imazherike na lejojnë të vizualizojmë strukturat dhe organet e brendshme, të identifikojmë anomalitë dhe të drejtojmë vendimet për trajtimin e pacientëve.
Shërbimet e Terapisë fizikale
Shërbimet e terapisë fizikale trajtojnë problemet e ndryshme muskuloskeletore, neurologjike dhe funksionale të pacientëve. Ekipi i terapisë fizikale që përbëhet nga fiziatër e fizioterapeutë me përvojë, përdorë një varg  teknikash dhe ndërhyrjesh për të ndihmuar pacientët të rivendosin lëvizshmërinë, të zvogëlojnë dhimbjen, të përmirësojnë forcën dhe qëndrueshmërinë dhe të rifitojnë pavarësinë në aktivitetet e përditshme.

Surgery

Shërbimet për pacientët jashtëspitalor
Për pacientët që nuk janë të shtrirë në spital, ekipi ynë ofron diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore të pacientëve. Pacientët mund të kenë qasjë në konsultime mjekësore, radiografi, testime laboratorike, ndërhyrje të vogla kirurgjike etj.
Barnatorja
Një ekip farmacistësh në barnatoren e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës siguron shpërndarjen dhe administrimin e saktë të barnave në të gjitha repartet. Ata bashkëpunojnë ngushtë me mjekët dhe infermierët për të shpërndarë në mënyrë efikase barnat për pacientët.

Surgery

Patologjia me morgun
Patologët tanë ndihmojnë në zbulimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve të ndryshme, përmes marrjes së mostrave patologjike.

Lagjia Spitalit, Prishtinë
10000, Kosovë

+381 38 500 600
+381 38 500 600

Hapur 24/7