Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë
50000, Kosovë

0390/390-023 0390/390-358

Hapur 24/7

Anestezioni me Mjekësi emergjente
Shërbimet e Emergjencës,
Departamenti i Shërbimeve Emergjente është i përkushtuar për të ofruar kujdes në kohë dhe me cilësi të lartë për pacientët në nevojë urgjente mjekësore. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe të trajnuar në mjekësinë urgjente, që të gjithë të përkushtuar për shërbime efikase 24 orë në ditë, 7 ditë në javë

Surgery

Shërbimi i Anestezionit
Departamenti i Shërbimeve të Anestezionit ofron shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë duke siguruar rehati dhe rezultate optimale gjatë procedurave kirurgjike dhe mjekësore. Një ekip anesteziologësh me përvojë dhe infermierë të specializuar ofrojnë kujdes të përshtatur për nevojat unike të secilit pacient, varësisht nga gjendja e tij/saj mjekësore.
Shërbimi i Kujdesit Intenziv
Shërbimi i Kujdesit Intensiv përbëhet nga profesionistë shëndetësor të përkushtuar për të ofruar  kujdes të avancuar për pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi ofron kujdes gjithëpërfshirës për pacientët që kërkojnë monitorim të afërt dhe ndërhyrje të avancuara mjekësore. 

Surgery

Trakti operativ me dhomen e zgjimit
Kjo njësi luan rol të rëndësishëm në garantimin e suksesit dhe sigurisë së procedurave kirurgjike dhe procesit të rimëkëmbjes pas operacionit. Trakti ynë operativ është i pajisur me salla operacioni në të cilat kryhen ndërhyrje të shumta kirugjike.

Lagjia Spitalit, Prishtinë
10000, Kosovë

+381 38 500 600
+381 38 500 600

Hapur 24/7