Patient information
Informata për pacientët
Të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientëve janë të përcaktuara me Kartën e të Drejtave të Pacientit.
Kjo kartë përcakton të drejtën e pacientit për parandalim të sëmundjeve, për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore, për informim, për dhënie të pëlqimit për vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin e tij, për të zgjedhur mjekun, për privatësi dhe konfidencialitet, për respektimin e kohës së tij gjatë marrjes së shërbimit, për qasje në shërbime cilësore e në procedura të reja diagnostike, për siguri, për shmangie të vuajtjeve dhe dhimbjeve, për trajtim personal, për ankesë si dhe për kompensim në rast të dëmit moral, fizik apo psikologjik.
Karta poashtu përcakton përgjegjësitë e pacientëve për të bashkëpunuar me profesionistët shëndetësorë në informimin e saktë të gjendjes së tij, në përmbajtjen e udhëzimeve të dhëna për trajtim mjekësor, në respektimin e rregullave të institucionit shëndetësor, në përmbushjen e obligimeve për shërbimet e pranuara, si dhe në respektimin e të drejtave te personelit shëndetësor.
Jepni mendimin tuaj rreth nesh!
Ndani mendimet dhe sugjerimet tuaja duke plotësuar anketën tonë. Vlerësimi juaj do të na ndihmojë të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve tona.
Orari i vizitave Ambulantore
Informata për pacientët
ORARI
Spitali ynë është i përkushtuar të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor gjatë gjithë orarit për të përmbushur nevojat e pacientëve tanë. Ne punojmë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke siguruar që kujdesi mjekësor dhe mbështetja të jenë të disponueshme sa herë që ato nevojiten. Ekipi ynë i profesionistëve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës, punojnë me përkushtim për të ofruar kujdes dhe mbështetje për pacientët, ditën dhe natën. Ju lutem keni parasysh që vizitat specalistike në pjesën e ambulancave, kryhen me fletëudhëzime nga kujdesi parësor shëndetësor. Prandaj sigurohuni që të merrni udhëzim para se të drejtoheni në spital për shërbime specialistike.
Shëndeti juaj – Prioriteti ynë
Në qendër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës është pacienti. Për gjendjen dhe problemet e pacientëve kujdeset i gjithë ekipi shëndetësor, duke ofruar kujdes maksimal shëndetësor, fizik e emocional.
Kontakti
Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë
50000, Kosovë
0390/390-023
0390/390-358
Hapur 24/7
Linqet
Lagjia Spitalit, Prishtinë
10000, Kosovë
+381 38 500 600
+381 38 500 600
Hapur 24/7